×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Luis Diaz mund të largohet nga Liverpooli në verë

    Insajderi
    01 March 2024 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luis Diaz është në linjë për të qenë emri më i madh që do të largohet nga Liverpooli këtë verë, nëse “ata “Reds” mund të bindin Mohamed Salah për një marrëveshje të re.

    Disa klube spanjolle tashmë i kanë hedhur sytë te sulmuesi kolumbian, transmeton Gazeta Express.

    Reds janë të përgatitur për të dëgjuar ofertat për shkak të pasurisë së tyre të opsioneve sulmuese.

    Prioriteti kryesor për pasardhësin e Jurgen Klopp janë kontratat e reja për Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk.

    Dhe rezultati në lidhje me Salah në veçanti do të ketë një ndikim në të ardhmen e 27-vjeçarit kolumbian, Luis Diaz.

    Mbetet të shihet deri në verë se cilat do të jenë vendimet që do t’i marrë trajneri i ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark