Insajderi
Insporti

Luis Enrique është gjeni: A e dini pse e urdhëroi portierin e tij ta gjuante topin jashtë në anën e majtë?

Insajderi
07 May 2026 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Luis Enrique është gjeni: A e dini pse e urdhëroi portierin e tij ta gjuante topin jashtë në anën e majtë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luis Enrique përdori një taktikë të kujdesshme, të cilën tifozët besojnë se e “neutralizoi” me qëllim sulmuesin e Bayern Munichut, Michael Olise, gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Kampionët në fuqi të Europës siguruan kualifikimin në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve brenda dy sezoneve, pasi e eliminuan Bayernin e Vincent Kompanyt me rezultat të përgjithshëm 6-5 në “Allianz Arena”.

Pas fitores spektakolare 5-4 të PSG-së javën e kaluar në Paris, tifozët prisnin një tjetër duel të zjarrtë nga të dyja skuadrat, megjithatë ndeshja e kthimit ishte shumë më e kontrolluar dhe më e matur krahasuar me të parën.

Skuadra franceze kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Khvicha Kvaratskhelia e gjeti Ousmane Dembelen brenda zonës, ndërsa francezi nuk gaboi, duke e goditur fuqishëm topin në rrjetë, poshtë traversës së portierit Manuel Neuer.

Bayern u përpoq, por pa sukses, ta thyejë mbrojtjen e qëndrueshme të PSG-së, teksa Olise, që ishte në formë të mire, e pati të vështirë të hynte në lojë, pavarësisht se Nuno Mendes luajti për pjesën më të madhe të ndeshjes me një karton të verdhë.

Olise, i cili këtë sezon ka regjistruar 21 gola dhe 30 asistime në 49 paraqitje, nuk e pati mbrëmjen më të mirë, teksa disa tifozë vunë re një taktikë “të fshehtë” të PSG-së për ta ndalur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark