Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Fadil Nura i PDK’së ka publikuar raportin e punës për vitin 2022.
Në mesin e shpenzimeve të prezantuara, bie në sy luksi për drekat zyrtare të komunarëve, raporton Insajderi.
Plot 37 mijë e 135 euro u shpenzuan për dreka zyrtare.
Ndërsa, vetëm 1 mijë euro më pak, saktësisht 36 mijë e 767 euro u harxhuan për furnizim me ushqim dhe pije për komunën dhe mysafiret e ftuar.
Kjo shumë lë vend për tu habitur, kur shihen shpenzimet për furnizime mjekësore.
Krahasuar me drekat zyrtare, vetëm dy mijë euro më shumë, u shpenzuan për tu pajisur me pajisje dhe produkte mjekësore. Saktësisht 39 mijë e 128 euro.
Duke ditur nevojat e përditshme të qendrave të mjekësisë familjare në këtë komunë dhe nevojën për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët përmes pajisjeve mjekësore, mbetet për tu habitur se si buxheti i shpenzuar për dreka dhe furnizim me ushqim për zyrtarët e komunës është afërisht i njëjtë me atë të shpenzimeve për nevojat në shëndetësi.
Gazeta Insajderi