×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Shpenzimet e udhëtimeve – sa harxhoi Ministrja e Drejtësisë bashkë me kabinetin e saj për bileta, akomodim dhe mëditje?

    Insajderi
    28 January 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albulena Haxhiu dhe kabineti i saj për udhëtimet zyrtare jashtë vendit kanë shpenzuar 33 mijë e 926 euro gjatë vitit 2022. Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike ka siguruar këto shpenzime, të cilat ua sjell me detaje.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me kabinetin vizitën e fundit e kanë pasur ne shtetin kroat.

    Atje janë takuar me udhëheqësit shtetëror të organeve të drejtësisë së Kroacisë si: Gjykatës Supreme, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykatës Kushtetuese si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vizita zyrtare e Albulena Haxhiut dhe kabinetit të saj në Kroaci

    Për ta realizuar këtë vizitë jashtë shtetit, e para e drejtësisë dhe stafi i saj janë dashur të paguajnë për biletat e udhëtimit, akomodimin, ushqimin, si dhe i kanë marrë mëditjet.

    Sikur për këtë udhëtim zyrtar, edhe për të tjerët që Haxhiu ka realizuar me bashkëpunëtorët e saj për gjatë janarit deri në dhjetor 2022, ata kanë shpenzuar saktësisht 33 mijë e 926 euro nga buxheti i shtetit, ka zbuluar Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente zyrtare.

    Sa ka shpenzuar vetëm Albulena Haxhiu?

    E para e drejtësisë në vend, Albulena Haxhiu, në udhëtimet e saj zyrtare jashtë vendit gjatë vitit 2022 ka shpenzuar 7 mijë e 379 euro.

    Prej tyre, 1 mijë e 618 i ka harxhuar për akomdim, 1 mijë e 391 i ka shpenzuar për kategorinë ‘shpenzime tjera të udhëtimit zyrtar’ dhe 3 mijë e 114 euro për biletat e udhëtimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ministrja Haxhiu gjatë një vizite në Tiranë

    Haxhiu përkundër pagës që merr, ajo i ka marrë edhe mëditjet në udhëtimet zyrtare që ka realizuar jashtë vendit.

    Përgjatë vitit të kaluar, nga buxheti i shtetit në buxhetin e saj kanë kaluar 1 mijë e 255 euro për mëditje, ka kuptuar Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike.

    Sa i kanë kushtuar udhëtimet e Sallahut dhe Shalës, buxhetit të shtetit?

    Zëvendësministri i parë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në udhëtimet e tij jashtë vendit ka shpenzuar rreth 2 mijë euro.

    Nga to, 563 euro i kanë shkruar për akomodim, 290 euro për shpenzime të tjera, 501 euro ka marrë mëditje, ndërsa biletat i kanë kushtuar 674 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Albulena Haxhiu bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahun, në njërin nga udhëtimet zyrtare

    Ajo që ka shpenzuar më së shumti nga i gjithë kabineti, pas Haxhiut, është zëvendësja e dytë MD-së, Nita Shala.

    Kjo e fundit në udhëtimet zyrtare të vitit 2022 ka shpenzuar saktësisht 7 mijë e 77 euro, mëzon Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike.

    Shalës i kanë shkuar 2 mijë e 360 euro për akomodim, 1 mijë e 121 euro për shpenzime të tjera në udhëtim, por nuk specifikohet për çka saktësisht, si dhe 2 mijë e 531 euro për biletat e destinacioneve zyrtare.

    Edhe zëvendësja e dytë e ministres, sikurse pjesa tjetër e kabinetit i ka marrë mëditjet e udhëtime në vlerë prej 1 mijë e 64 eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nita Shala në njërin nga udhëtimet zyrtare jashtë shtetit

    Kabineti i ministres Haxhiu përbehet nga 23 persona, dhe gjithë këta në vitin 2022 për udhëtimet kanë pasur të alokuara 217 mijë euro, por kanë shpenzuar vetëm 33 mijë e 926 euro.

    Një pjesë e kabinetit të ministres Albulena Haxhiu

    Më poshtë janë shpenzimet e detajuara të Albulena Haxhiut dhe bashkëpunëtorëve të saj për periudhën janar-dhjetor 2022:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark