Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur vizitën në Kosovë me homazhet pranë varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, arkitekt i Kosovës së pavarur.
Agjenda e Bashës vijoi me një takim me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi, shkruan Top Channel.
Më tej gjatë ditës, Basha do të takohet me të gjithë drejtuesit e lartë të Republikës së Kosovës si dhe me liderët e partive opozitare./Insajderi.com