Insajderi
Lajme

Lulzim Hetemi e konfirmon: Të gjithë ministrat e Kurtit ishin në Listë të Zezë të KFOR’it amerikan

Insajderi
14 December 2024 - 23:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lulzim Hetemi e konfirmon: Të gjithë ministrat e Kurtit ishin në Listë të Zezë të KFOR’it amerikan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari  i Leposaviqit, Lulzim Hetemi  ka folur për një “listë të zezë” të KFOR-it dhe ndalesën ndaj qeveritarëve për hyrjen në Komunën e Leposaviqit.

Sipas tij në këtë “Listë të Zezë” nuk kanë qenë vetëm kryeministri, Albin Kurti e presidentja, Vjosa Osmani.

“Ka vazhduar i njëjti avaz kështu që dikur ma ndaluan komplet qeverinë kur erdhën amerikanët ma qitën me letra, me fotografi. Iu thash a jeni bre në veti a jeni normal qysh funksion kryetari pa një qeveri komplet që e keni shti në listë të zezë.  Të gjithë ma së pari Radoica, zëvendësministrin Arbër Vokrri, Elberti e rend pos kryeministri edhe shefja e shtetit nuk kanë qenë në këtë listë të zezë”, ka deklaruar ai.

Sipas këtij të fundit, kjo ka ndodhur për shkak se KFOR-i ka menduar që hyrja e ministrave në komunë po sjell probleme.

“Kanë menduar që po sjellin probleme, nuk kanë menduar që do të vjen koha që, unë iu kam thanë amerikaneve që nuk dal prej këtu pa u stabilizu gjendja edhe qytetari serb me ardhë këtu e mos me shku në Bistricë me u maltertu edhe kështu ka qenë”, përfundoi Hetemi.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark