×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lulzim Kryeziu, ky është biznesmeni që akuzohet për rrahje të gazetarit

    Insajderi
    05 May 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i kompanisë së derivateve Al Petrol/Shell, Lulzim Kryeziu do të përballet me gjykatën. Kryeziu akuzohet se ka sulmuar fizikisht një gazetarë i cili po hulumtonte lidhur me licencat e kompanisë Shell që Kryeziu bartë të drejtat e kësaj kompanie për Kosovë. Kryeziu që e sulmoi gazetarin, në takimin i ishte prezantuar si menaxher dhe me emër të rrem, por hetuesit policorë e konfirmuan përmes videove nga brenda popmpës ku edhe ndodhi sulmi, se Kryeziu ishte sulmuesi

    Ndaj biznesmenit Lulzim Kryeziu, pronari i kompanizë Al Petrol/Shell të mërkuren është ngritur nja akuzë. Ai akuzohet nga Prokuoria Themelore e Prishtinës, për sulm ndaj gazetarit, Fitim Çeku.

    Sipas aktakuzës, Kryeziu e kishte sulmuar gazetarin në shtatorin e vitit 2020 në pompën e derivateve në lagjen Veternik.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.K., pasi i njëjti, më 28.09.2020, në Veternik, konkretisht në pompën e derivateve “Shell”, pas një fjalosje me të dëmtuarin-gazetarin F.Ç., lidhur me një hulumtim për licencën e kompanisë, i pandehuri me dashje që t’i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarit e ka sulmuar fizikisht, me çka i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, andaj aktakuza është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë, në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Ngjarja kishte ndodhur në pikën e tij të derivateve në Veternik të Prishtinës, pasditen e shtatorit të vitit 2020.

    Gazetari ishte ftuar në takim nga vetë zyrtarët e ‘Shell Kosova’, pasi ishte duke hulumtuar lidhur me licencën e “Shell” për Kosovë, që e barte kompania “Al Petrol”, e themeluar nga babai i Lulzim Kryeziut, i ndjeri Latif Kryeziu.

    Sipas denoncimit të gazetarit, Kryeziu iu ishte prezantuar atij jo si pronarë i kompanisë, por si menaxher kryesor dhe me emër te rremë Bekim Krasniqi.

    Takimi përfundoi me sulm fizik ndaj gazetarit Çeku nga Kryeziu. Por gazetari në polici e kishte raportuar rastin se është sulmuar nga Bekim Krasniqi pasi që ashtu i ishte prezentuar Kryeziu.

    Por kur hetuesit policorë panë kamerat e sigurisë së lokalit brenda pikës së ‘Shell Kosova’ në Veternik të Prishtinës, zbuluan se personi në fjalë ishte pikërisht pronari i kompanisë Lulzim Kryeziu.

    Gazetari si pasojë e sulmit nga pronari i “Al Petrol/ Shell, mori edhe trajtim mjekësorë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark