Lumezi në Mal të Zi – bën thirrje për luftimin e korrupsionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi në Mal të Zi – bën thirrje për luftimin e korrupsionit

    Insajderi
    01 November 2016 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë kësaj konference, pjesëmarrësit kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht ndërmjet prokurorive në rajon, njofton Zyra e Prokurorisë së Shtetit.

    “Kryeprokurori Lumezi, duke theksuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit nga vendi ynë ka marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Prokurorinë e Malit të Zi, ka pohuar se të gjitha vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, ballafaqohen me format më të rënda të dukurive kriminale, si ato të krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit dhe të krimit ekonomik, andaj luftimi i këtyre dukurive kërkon bashkëpunim të ngushtë mes shteteve, gjegjësisht institucioneve, të cilat mbrojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi gjatë diskutimit të tij në këtë konferencë ka theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe për zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës.

    Poashtu kryeprokurori Lumezi ka prezantuar praktikat e vendit tonë në aplikimin e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe përvojat e prokurorëve në rastet e negocimit të pranimit të fajësisë.
 /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark