Lumezi e Osmani thërrasin institucionet për bashkëpunim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi e Osmani thërrasin institucionet për bashkëpunim

    Insajderi
    04 July 2016 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

    Gjatë këtij takimi, u bisedua për Raportet e Auditimit të Pasqyrave Financiare të cilat kanë përfunduar dhe janë publikuar për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, si dhe kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit mes institucioneve që ata udhëheqin.

    Po ashtu, ata i inkurajojnë dhe i thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit që të bashkëpunojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për implementimin e rekomandimeve si dhe me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, lidhur me rastet ku ka dyshime të arsyeshme se është kryer ndonjë vepër penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark