Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se hetimet për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes vetëvendosje, Astrit Dehari, akoma nuk kanë përfunduar. Me një përgjigje të plotë rreth këtij rasti Lumezi ka thënë se do të dalin pasi të përfundojnë hetimet.
“Kryeprokurorët janë duke i hetuar këto raste dhe nga këta prokurorë kam kërkuar që të vërtetojnë saktësisht dhe tërësisht të gjitha faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm. Një përgjigje të plotë do të jetë e mundur ta bëjë pasi që të përfundojnë hetimet”, ka thënë Lumezi për Zërin.
Ai gjithashtu ka folur edhe thyerjen e shtëpisë së tij, ku sipas tij, nuk ka qenë për qëllim vjedhja.
“E njëjta përgjigje vlen edhe për thyerjen dhe depërtimin në shtëpinë time, pasi që në këtë rast jam i dëmtuar, bindja ime është që qëllimi nuk ka qenë për vjedhje”, ka shtuar ai.