×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi: Po përmirësohen kushtet e punës së Prokurorisë së Shtetit

    Insajderi
    10 February 2016 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj

    Gjatë kësaj ceremonie, në të cilën morrin pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, Lumezi u shpreh se vazhdimisht po punohet shumë në përmirësimin e kushteve të punës së Prokurorisë së Shtetit.

    “Me ngritjen e këtij objekti dhe me plotësimin e vendeve të lira për prokurorë të rinj, do të krijohen kushte më të mira që PTH në Ferizaj të fillojë t’i përmbushë më fuqishëm përgjegjësitë e veta në luftimin e dukurive negative, me të cilat përballet shteti i Kosovës në rrafshin e sundimit të ligjit, si korrupcioni, terrorizmi, krimi i organizuar dhe shumë vepra tjera penale”, ka thënë Lumezi.

    Ndërkaq, Lumezi ka thënë se pret që Qeveria e Kosovës të angazhohet edhe më shumë në përmirësimin e kushteve për prokurorët.

    “Fakti që deri më tani janë ndërtuar objekte të reja për nevojat e PTH në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe ne ndërtim e sipër është dhe objekti i PTH në Gjakovë, na jep të drejtë për të besuar se pushteti ekzekutiv është duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve të punës për Prokurorinë e Shtetit”, ka treguar më tutje Lumezi./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark