
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim njoftues kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, në mënyrë “që puna e përbashkët e këtyre institucioneve t’i kontribuoj zhvillimit të sundimit të ligjit.”
“Kryeprokurori Lumezi e uroi kryetarin Havolli për përzgjedhjen e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës, duke shtuar se pret nga ai që do të angazhohet në ngritjen profesionale të avokatëve, në mënyrë që edhe avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë”, thuhet një një komunikatë për media të Prokurorisë së Shtetit.
“Të dyja palët u pajtuan që të kujdesen që prokurorët dhe avokatët të zbatojnë kodet etike të tyre, sidomos gjatë prononcimeve publike të avokatëve të respektohen palët në procedurë dhe të ruhet dinjiteti i tyre”, thuhet në komunikatë.