Lumezi: Rezultatet për “Dosjen e Shefave” dalin në fillim të vitit të ardhshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi: Rezultatet për “Dosjen e Shefave” dalin në fillim të vitit të ardhshëm

    Insajderi
    28 December 2016 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se rezultatet për hetimin e rasti “Dosja e Shefave”, do të dalin gjatë muajve të parë të vitit të ardhshëm.

    “Gjatë muajve të parë të vitit të ardhshëm do të dalim me rezultatet e hetimeve për këtë rast”, ka thënë Lumezi.

    Ai ka treguar se ky rast është në fazën e hetimeve. Lumezi beson se prokurorët të cilët janë duke u marrë me këtë rast, nuk do ta akuzojnë asnjë individ pa nxjerr akoma prova të mjaftueshme.

    “Rasti “Pronto” është në fazën e hetimeve. Këta prokurorë janë me integritet të lartë, shumë seriozë dhe profesionalë, prandaj besoj që këta prokurorë nuk do ta akuzojnë asnjë individ për të cilin hetimet nuk kanë nxjerrë prova të mjaftueshme”, ka shtuar Lumezi në një intervistë për gazetën “Zëri”.

    Ndër tjera ai ka thënë se drejtësinë nuk do ta braktisin për hir të askujt.

    Gazeta Insajderi ka publikuar muajve të kaluar një seri të përgjimeve telefonike tashmë të njohura si “Dosja e Shefave”, në të cilat protagonist kryesor ka qenë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

    Në këto përgjigje shihet ndikimet e Grabovcit për emërimin e njerëzve të PDK-së nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark