Lumezi shpërblen Haxhi Dërgutin e “Dosjes së Shefave” me mirënjohje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi shpërblen Haxhi Dërgutin e “Dosjes së Shefave” me mirënjohje

    Insajderi
    28 January 2017 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri prej protagonistëve të aferës “Pronto”, Haxhi Dërguti është shpërblyer me mirënjohje nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.

    Kjo ka ndodhur në Konferencën Vjetore të Prokurorëve ku është folur për punën e sistemit prokurorial në Kosovë.

    Zëdhënësi i KPK’së, Ekrem Lutfiu ka konfirmuar për Express se Dërguti është shpërblyer me mirënjohje nga Kryeprokurori Lumezi.

    “Dërgu ka marrë mirënjohje bashkë edhe me disa prokurorë të tjerë”, ka thënë Luftiu.

    Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

    Në dosjen e publikuar nga insajderi  Haxhi Dërguti në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë kishte bërë kërkesa të shumta për ta takuar Adem Grabovcin. Aktualisht, Dërguti është Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark