Reperi, Lumi B ka shumë vite që jeton një histori të bukur dashurie, e cila është finalizuar me martesë dhe me një fëmijë. Reperi prej vitesh është i martuar me Mirandën, dhe ata janë prindër të një djali të quajtur Blin.
Lumi B nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, por i ftuar së fundmi në një intervistë ka rrëfyer disa detaje. Ai ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij dhe historia e tyre nuk është aspak e zakonshme.
Reperi zbuloi se me bashkëshorten, Mirandën është njohur që në moshën 20-vjeçare. Ai tregoi se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër.