Insajderi
Lajme

Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit – mbetet kryetar i LDK-së

Insajderi
30 July 2026 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit – mbetet kryetar i LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, nisma për shkarkimin e tij ka dështuar pas numërimit të votave të delegatëve.

Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 322 delegatë.

Nga rezultatet përfundimtare, siç ka mësuar Insajderi 170 delegatë votuan kundër shkarkimit duke i dhënë mbështetje Abdixhikut, ndërsa 152 delegatë votuan për largimin e tij nga posti i kryetarit.

Ky proces i zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat pason një periudhë me përplasje të forta brenda lidershipit të partisë, por që në fund konfirmoi qëndrimin e Abdixhikut në krye të LDK-së


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark