Insajderi
Lajme

Lumir Abdixhiku nuk jep dorëheqje, Kuvendi i LDK-së vendos përmes mocionit të votëbesimit

Insajderi
19 January 2026 - 19:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lumir Abdixhiku nuk jep dorëheqje, Kuvendi i LDK-së vendos përmes mocionit të votëbesimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ka ndërmend të japë dorëheqje nga posti i tij.

Abdixhiku ka vendosur të mos tërhiqet nga pozita e kryetarit, pavarësisht rezultatit zgjedhor.

Kuvendi i LDK-së do të vendos përmes mocionit të votëbesimit.

Edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, deklaroi se më 31 janar kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votëbesim nga Kuvendi i LDK-së.

“Sikurse rëndom, pati një diskutim gati katër orë, një diskutim i hapur dhe demokratik. Duke filluar nga një analizë e zgjedhjeve dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së vetë kryetarit, që të ftohet Kuvendi me datë 31 janar. Në këtë Kuvend, ai do të ofrojë dorëheqjen e tij, duke ia lënë Kuvendit që të vendosë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se kjo është formë e kërkesës së votëbesimit, ndërsa theksoi se 355 delegatë do të vendosin se si do të trajtohet kjo çështje.

“Për momentin, jemi në procesin e votëbesimit”, deklaroi Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark