Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Nuk e konsideroj proserb, por po na dërgon në situatë të rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Nuk e konsideroj proserb, por po na dërgon në situatë të rrezikshme

    Insajderi
    10 November 2022 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për raportet e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar edhe politikat e kryeministrit Kurti.

    Abixhiku tha se Kurtin nuk e konsideron proserb, por është naiv në politikë dhe se po e dërgon vendin në situatë të rrezikshme.

    “Nuk e konsideroj proserb, në të kaluarën e tij ka dhënë kontribute të mjaftueshme si në burgjet serbe edhe në organizatat studentore. E respektoj për ata që është, por naiviteti tij politik është i dëmshëm për Kosovën, po na dërgon në situata jashtëzakonisht e rrezikshme” – tha Abdixhiku.


    Ai poashtu ka thënë se Kurti me politikën e vetë distancuese prej aleatëve ka rënë në kurthin e Serbisë.

    “Kryeministri i Kosovës, me politikën e vetë distancuese prej aleatëve ka rënë në kurthin e Serbisë. Unë nuk i di qëllimet e kryeministrit, por rezultati final është që ka potencial destabilizues në vendin tënd dhe je pa aleat që të mbështesin në këtë proces”, përfundoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark