Lushaku e LDK-së: Kush do ta mendonte që Qeveria nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lushaku e LDK-së: Kush do ta mendonte që Qeveria nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës

    Insajderi
    09 April 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu ka reguar ndaj heshtjes së krerëve shtetërorë në ditën e Kushtetutës së Kosovës.

    Lushaku-Sadriu pyeti se kush do ta mendonte që Qeveria e shtetit të Kosovës nuk do ta uronte përvjetorin e 15 të Kushtetutes së Kosovës.

    Ajo tha se ekzekutivi aktual nuk e cilëson të rëndësishme “Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë”.

    Postimi i plotë:

    Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrtat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë.

    Kryeministri Kurti dhe asnjë nga ministrat nuk e ka thënë asnjë fjalë urimi sot, ngase ata janë të vetëdijshëm që e kanë SHKELUR në mënyrë flagrante këtë akt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark