Insajderi
Lajme

Lushaku: Synojmë konstituimin e Kuvendit qysh më 6 gusht

Insajderi
31 July 2026 - 12:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushaku: Synojmë konstituimin e Kuvendit qysh më 6 gusht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jehona Lushaku, deputete e LDK-së, pas takimit me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu, tha se partia e saj synon të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit qysh më 6 gusht.

“Seanca konstituive duhet të mbahet më 6 gusht me qëllim që Kosova të ketë institucione funksionale dhe ta kthejmë funksionalitetin e shtetit funksional. Me qëllim që të mos bëhet asnjë vonesë, ne synojmë që Kuvendi të konstituohet në datën e thirrjes së seancës”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Ajo konfirmoi se nuk ka ftesë nga LVV për vazhdim të takimeve.

“Çdo partneritet mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë. Ne jemi parti që qartësisht jemi të orientuar kah Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që duam t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark