Insajderi
Lajme

Lushtaku e quan Kurtin “kryemashtrues”

Insajderi
01 February 2023 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku e quan Kurtin “kryemashtrues”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për caktim të vlerës se koeficientit për pagat në sektorin publik.

Ai kryeministrin Kurti e ka quajtur kryemashtrues, duke thënë se ka bërë lojë psikologjike duke e mbajtur fshehur vlerën e koeficientit.

Sipas tij, vlera e koeficientit prej 105 euro është dëshpëruese.

“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT!”, ka shkruar Lushtaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark