Insajderi
Lajme

Lushtaku: Fitorja e Trump është moment historik për të thelluar partneritetin me SHBA-në

Insajderi
07 November 2024 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku: Fitorja e Trump është moment historik për të thelluar partneritetin me SHBA-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, fitoren ia ka uruar edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se “Ky moment historik është një mundësi për të thelluar partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-ve”.

“Urime Amerikës për një tjetër fitore të demokracisë dhe Presidentit Donald Trump për besimin e ri të popullit amerikan! Ky moment historik është një mundësi për të thelluar partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke ndërtuar mbi miqësinë e fuqishme dhe përkushtimin për paqe e zhvillim. Të bashkuar për një të ardhme më të ndritur dhe për një botë më të drejtë!”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark