Lushtaku ia kthen Kurtit pasi e quajti "multimilioner" e "komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku ia kthen Kurtit pasi e quajti “multimilioner” e “komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”

    Insajderi
    05 October 2025 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sami Lushtaku ia ka “kthyer” brenda ditës akuzat që Albin Kurti ia ka bërë këtij të parit.

    Kurti, duke tentuar t’i ndihmojë kandidatit të partisë së tij në Komunën e Skenderajt, ka sulmuar Sami Lushtakun.

    Kurti, pa përmendur emrin e tij, iu është referuar Lushtakut si “multi-milioner” dhe ka thënë se është “ish-komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

    “Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, deklaroi Kurti.

    Lidhur me këto akuza ka reaguar Lushtaku, i cili e ka quajtur demagog Kurtin dhe ka thënë se Kosovës i solli vetëm përçarje e sanksione nga ndërkombëtarët.

    “Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, deklaroi Lushtaku.

    “Skenderaj si gjithmonë demagogëve ju thotë JO!”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark