×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lushtaku kërkon që Prokuroria t`i intervistojë Kurtin e Haxhiun

    Insajderi
    16 February 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka komentuar akuzat e deputetit të VV-së, Haki Abazi, i cili ka shprehur dyshime të forta se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur në mënyrë të qëllimshme.

    Pas këtyre dyshimeve, ai ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të thërras për intervistim kryeministrin Albin Kurtin dhe ministren Albulena Haxhiun.

    Lushtaku ka kërkuar që drejtësia ta zbardh rast.

    Sa është e sinqertë VV në raport me Astrit Deharin?! A u përdor i njejti vetëm për kauzë politike?! Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, sepse Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme. Ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit!”, ka shkruar Lushtaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark