Insajderi
Lajme

Lushtaku kundër koalicionit PDK-LVV: Nuk largohem nga partia, por nuk e mbështes bashkëqeverisjen

Insajderi
17 June 2026 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku kundër koalicionit PDK-LVV: Nuk largohem nga partia, por nuk e mbështes bashkëqeverisjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është kundër një koalicioni të mundshëm ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Lushtaku ka thënë se nuk do të largohej nga PDK-ja edhe nëse do të merrej një vendim për një koalicion të tillë, pasi beson se mund të japë kontribut brenda partisë. Megjithatë, ai ka theksuar se personalisht nuk e përkrah një bashkëqeverisje me LVV-në.

“Jam kundër koalicionit me LVV-në. Unë nuk jap dorëheqje prej PDK-së, sepse besoj që mundem me dhënë kontribut në parti, por jam kundër një koalicioni të tillë”, deklaroi Lushtaku.

Ai ka kritikuar gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se sipas tij kjo parti ka ndërtuar një diskurs politik të bazuar në përçarje dhe gjuhë të urrejtjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark