Insajderi
Lajme

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës

Insajderi
25 September 2026 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është e turpshme që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në protestën që po mbahet në Skenderaj kundër vendimit ndaj katërshes në Hagë, Lushtaku tha se personat që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të jenë pjesë e ekzekutivit.

“Ata që kanë çu dosje, ata që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë mendoj që nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës”, tha Lushtaku për Klan Kosovën.

“Është absurde që dikush si Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës. Është turpi më i madh. Unë mendoj që lufta e UÇK-së nuk është e individit, është e kombit. Më vjen mirë që rinia e Kosovës, djemtë e cikat e Kosovës e kanë kuptu shumë ma mirë e shumë ma drejtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Lushtaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark