×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lushtaku thotë se do ti padis antarët e Qeverisë Kurti

    Insajderi
    13 July 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Hekuran Murati pas përleshjeve fizike në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Në një konferencë për media të mbajtur në holl të Kuvendit të Kosovës, Lushtaku tha se hedhja me ujë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit Bislimi, por edhe vendosja e pankartave, ishte “aksion politik” pas përgjimeve të publikuara.

    Opozita ditëve të fundit, sikurse edhe në këtë seancë, ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

    Lushtaku pohoi se është goditur me shishe të mbushur me ujë nga Bislimi, se është shtyrë nga ministrja Haxhiu dhe se është goditur me, siç tha ai, mjet të fortë nga ministri Murati.

    “Asnjëherë nuk kisha në plan të kisha reagim të dhunshëm. Veprimi im ka qenë politik dhe si i tillë kam vepruar me gjuajtje të ujit. Mendoj se të gjithë kanë nevojë për një freskim, sidomos kjo Qeveri që më së shumti po i konvenon Serbisë dhe Rusisë sesa vetë Kosovës dhe strategjisë kombëtare. Unë do të padis këta njerëz të sipërpërmendur dhe sigurisht që organet do të japin fjalën e tyre”, tha Lushtaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    11 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark