Insajderi
Lajme

Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli

Insajderi
11 September 2026 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka treguar arsyen se pse vendosi të qëndrojë i vetëm në sallën e Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi kandidaturën e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

Lushtaku tha në emisionin “Kosova Live” në T7 se vendimi për të qëndruar në sallë ishte personal, pasi donte të shihte nga afër reagimet e deputetëve të VV-së pas votimit.

Ai e cilësoi si të papranueshme sjelljen e tyre, duke thënë se, në vend që të merreshin seriozisht me situatën politike, ata po qeshnin dhe po talleshin.

Sipas Lushtakut, kjo tregon se deputetët e VV-së po “luajnë me fatin e Kosovës” derisa po tentojnë të nënçmojnë e poshtërojnë kundërshtarët e tyre politikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark