×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lutfi Haziri: Anulimi i Defender-it, shuplakë për Osmanin e Kurtin

    Insajderi
    07 June 2023 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se anulimi ushtrimit për FSK në Defender 2023 është shuplakë ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

    Haziri nuk ka lënë pa përmendur edhe ish presidentin Ibrahim Rugova për raportet që ka pasur ai me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin”, ka shkruar Haziri në rrjetin e tij në Facebook.

    Mes tjerash, Haziri ka përmendur edhe porosinë e presidentit Rugova.

    “Vazhdojme ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haziri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark