Insajderi
Lajme

LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër

Insajderi
04 December 2024 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025”.

Në njoftim thuhet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark