×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ma kështu, s’bënë”, “Kujdes”, “Të jesh me i qetë”, mësuesi i tij i shkollës së mesme habitet me analistin kosovar

    Insajderi
    21 March 2023 - 14:20

    Ish-deputeti i VV’së, Faton Topalli dhe analisti, Blerim Gashi janë përplasur verbalisht në një debat që u transmetua mbrëmë në Kanal 10. Pjesë e debatit ishte edhe Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese i cili tha se ka qenë mësues i Blerim Gashit në shkollën e mesme – ndaj të cilit thotë se ka qenë nxënës shembullor edhe ka pas notën 5-she në lëndën e Kushtetutës. Krejt kjo erdhi pasi Gashi iu drejtua Topallit me fjalën “po gënjen”.

    Në “Politiko” po diskutohej për ndikimet e marrëveshjes së Ohrit.

    Gjithçka filloi kur Topalli tha se në dakordimin midis Kosovës dhe Serbisë parashihet edhe Asociacioni.

    Asociacioni do të ketë nivel të përshtatshëm të menaxhimit”, deklaroi Topalli.

    Kush tha bre ashtu, ku e ke lexu Topalli? …Po gënjen” – ia ktheu analisti Gashi.

    “Ma, ma, jo ashtu Blerim” – dëgjohet të thotë Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

    Tutje ai tregon se Gashi ka qenë nxënës i tij në shkollën e mesme.

    Blerim, të jesh më i qetë. T’i ke qenë nxënës i imi. E ka pas 5-she në Kushtetues”, tha Kryeziu duke qeshur.

    Megjithatë, kjo ndërhyrje nuk është se kreu punë, pasi Gashi e përdori sërish shprehjen gënjeshtër, e madje edhe termin “rren”, që është më vulgar, ndonëse kanë të njëjtin kuptim.

    Momenti i shkëputur nga debati:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark