Ky ishte vargu “freestyle” i reperit Capital T në emisionin e Meriton Mjekiqit që u mor si diss direkt ndaj kolegut të tij, Mozzik.
Ky i fundit ndonëse jo direkt, iu përgjigj goxha hapur në Prive Extra.
Ai deklaroi se për të është e habitshme që t’i bëjnë “diss” kolegë që i flasin shumë mirë, pa përmendur emra teksa nënvizoi se vetë “nuk është model me muskuj por pëlqehet për muzikën që bën”.
Ky ka qenë mbishkrimi i njëjtë që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore e kanë përdorur të dy në rrjete sociale.
Një gjë komplet rastësi? Një kundërpërgjigje? Apo pajtim që mund të rezultojë me ndonjë bashkëpunim?
Gjithçka mund të ndodhë! Me aq sa kemi parë, as të ‘papriturat’ më nuk mund të quhen të papritura’.