Insajderi
Lajme

“Ma shumë shqetësohen për do budallë në Big Brother që po rrehen shpulla”, Mirena kritikon qytetarët

Insajderi
16 April 2025 - 22:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ma shumë shqetësohen për do budallë në Big Brother që po rrehen shpulla”, Mirena kritikon qytetarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Ilir Mirena u shpreh i habitur me qytetarët se si e “dështuan” protesën kundër shtrenjtimit të rrymës me pjesëmarrje të vogël, ndërsa shqetësohen për ngjarjet në Big Brother.

Ai me ironi tha se “ka hapësirë me u shtrejtu rryma edhe më shumë”, derisa të vetëdijësohen qytetarët.

“Protesta në krejt prezencën mediale që e ka pas, ka qenë dështim për nga pjesëmarrja”, tha Mirena.

“Qikjo gjendje qysh është, ,mendoj që ka hapësirë hala me shtrejtu rrymën. Duhet derisa kësaj shoqërie t’i mbërrijë thika në asht dhe s’ka ka ja man…Rritne edhe pak, jo 16 po 36%”, tha me ironi Mirena në Pressing.

“Qytetari më shumë po shqetësohet për do budallë në Big Brother që po rrehen me shpulla. Derisa për qytetarët shqetësim është çka po ndodh në Big Brother, atëherë le ta shtrejtojnë rrymën sa të munden”, tha Mirena.Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark