15:34 - 17 Qershor 2022

Eksluzivisht në EBC Cosmetics me lokacion në ALBI MALL hapet këndi MAC Cosmetics! Me rastin e ardhjes, MAC Cosmetics dhuron 100 buzëkuq për 100 klientët e saj të parë!

“All Ages, All Races, All Genders” është motoja e markës me famë botërore MAC Cosmetics dhe përshkruan më së miri se për kë është menduar – për të gjithë!

Kur flasim për markën MAC, flasim për kozmetikë që i fton të gjithë të luajnë me grimin dhe për shkak se nuk përjashton askënd, sot ka miliona fansa në çdo cep të botës.

Sot, MAC është një fenomen global i bukurisë dhe çelësi i suksesit ishte padyshim paketimi elegant minimalist, i cili fokusohej ekskluzivisht tek ngjyrat, nuancat dhe cilësia.

Me gamën e saj të gjerë, cilësinë e lartë dhe qasjen e guximshme, kozmetika MAC ka pushtuar industrinë e bukurisë në vetëm pak vite.

Sot, kozmetika MAC shitet në mbi 120 vende në mbarë botën. Brendin e karakterizojnë disa koleksione në muaj, si dhe bashkëpunime me yje botërorë si Rihanna, Ariana Grande, Giambatista Valli e shumë të tjerë.

Falë make-up artistëve dhe fansave në mbarë botën, MAC sot zë vendin e parë në botë për grim!

MAC tani e gjeni në EBC Cosmetics, Albi Mall.