Insajderi
Biznes

MacBook mund ta largojë tastierën aktuale deri në fund të vitit

Insajderi
27 July 2019 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri më tani, është përfolur shumë për tastierën aktuale që Apple e ka vendosur në MacBook.

Mekanizmi i tastierës së ashtuquajtur flutur, që ka metale tepër të holla ka bërë që të jetë shumë e rrafshët, e zhurmshme dhe jo e përshtatshme për përdorim, transmeton Telegrafi.

Jony Ive është shefi i dizajnit në Apple, që ka bërë të ditur, se tastiera aktuale mund të largohet deri në fund të vitit, që të zëvendësohet me mekanizmin e vjetër të njohur si gërshërët.

Në një takim me investitorë, është thënë se po konsiderohet rikthimi i mekanizmit gërshërë, në MacBook me 16 inç.

Duke pasur parasysh që ky MacBook vjen në fillim të vitit që vjen, të gjithë ata që duan një tastierë të re dhe të përshtatshme, të presin për një kohë që ta kenë më të mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark