
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një kusht i rëndësishëm për integrimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
Deklarata e Macron erdhi pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Macron theksoi angazhimin e Francës për të mbështetur këtë proces, duke e cilësuar normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve si kusht të domosdoshëm për rrugën e integrimit evropian.
“Folëm edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e përkushtuar për këtë. Është kusht thelbësor për integrimin e tyre evropian,” ka shkruar Macron në llogarinë e tij në “x”, transmeton Insajderi.
Long échange à l’instant avec le Président de la Serbie, @predsednikrs.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 9, 2025
Je lui ai d’abord redit l’importance que la France attache au destin démocratique et européen de la Serbie.
J’ai exprimé ma confiance dans la capacité de la Serbie… pic.twitter.com/z0ToZTkZ9F