Insajderi
Botë

Macron: Protestat e studentëve po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë

Insajderi
15 October 2026 - 09:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Macron: Protestat e studentëve po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditë pas dite, nxënësit e shkollave të mesme vazhdojnë të mobilizohen në të gjithë Francën. Shumica e veprimeve marrin formën e bllokadave paqësore, megjithatë ka patur edhe disa incidente të dhunshme.

Forcat e sigurisë, nga ana e tyre, po përgatiten për një ditë tjetër protestash të shtunën, më 17 tetor. Ndërkohë, qeveria ka lëshuar paralajmërime. Sipas presidentit francez, Emmanuel Macron, protestat po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë.

“Presidenti i Republikës theksoi se të rinjtë po shprehin shqetësime legjitime, por se këto shqetësime po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë urbane, me skena që janë të papranueshme”, tha zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon.

Që nga fillimi i lëvizjes, më shumë se 6,800 persona, 86% e të cilëve të mitur, janë marrë në paraburgim nga policia. Gjatë kësaj kohe, rregullatori i policisë IGPN ka hapur 36 hetime.

Në një përpjekje për të qetësuar zemërimin e nxënësve të liceut, qeveria njoftoi disa masa disa ditë më parë, përfshirë vendosjen e 3,000 mësuesve zëvendësues në shkolla të caktuara.

Masat që studentët i konsiderojnë të pamjaftueshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark