Macron shuan shpresat për paqe: Lufta nuk merr fund edhe për disa muaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Macron shuan shpresat për paqe: Lufta nuk merr fund edhe për disa muaj

    Insajderi
    28 June 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar sot në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari, se fundi i luftës në Ukrainë nuk mund të vijë as në javët e as në një muaj.

    “Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vijojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron.

    Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj: “Askush nuk po e konsideron fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm”.

    Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një shtet që sponsorizon terrorizmin.

    Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një “krim lufte”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark