Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka dalë në mbështetje të myslimanëve, e cila është shprehur e gatshme për t’u regjistruar si myslimane në mbështetje të tyre.
Reagimi i Albright vjen në kohën kur është duke u diskutuar se a do ta nënshkruajë presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, një urdhër për ndalimin e hyrjes së myslimanëve nga disa shtete në Amerikë.
“U rrita katolike, për t’u bërë episkopliane, ndërsa më vonë mora vesh që familja ishte me prejardhje të hebrenjve. Jam gati të regjistrohem si myslimane në mbështetje”, ka shkruar Albright në llogarinë e saj në Twitter.
Presidenti i ri i ShBA-së, Donald Trump, gjatë fushatës së tij për zgjedhjet në Amerikë, disa herë ka përsëritur se ai nuk do të pranojë emigrantë, duke paralajmëruar edhe dëbimin e tyre nga ShBA-ja./Insajderi.com