Insajderi
Lajme

Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

Insajderi
13 January 2025 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  3 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor gjatë javës që shkoi.

Siç njofton policia në këtë rajon përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 39 aksidente, në 16 prej të cilëve janë lënduar 22 persona.

Janë regjistruar gjithsej 23 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark