Insajderi
Botë

Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë

Insajderi
15 April 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani konservator hungarez, Peter Magyar, i cili mori një fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, njoftoi se i ka kërkuar presidentit Tamas Sulyok të japë dorëheqjen, gjatë takimit të tyre të parë kokë më kokë, të zhvilluar të mërkurën në mëngjes.

Magyar, i cili është kundërshtar i kryeministrit në largim Viktor Orban, deklaroi se gjatë bisedës i ka theksuar presidentit se, sipas tij dhe sipas një pjese të madhe të popullit hungarez, ai nuk është i denjë të përfaqësojë unitetin e kombit dhe nuk është në gjendje të garantojë respektimin e ligjit.

Duke folur për mediat pas daljes nga pallati presidencial, ai paralajmëroi se nëse presidenti nuk largohet vullnetarisht nga posti, qeveria e tij do të ndërmarrë hapa për të ndryshuar Kushtetutën e Hungarisë, me qëllim shkarkimin e tij, si dhe të figurave të tjera që i cilësoi si të emëruara nga sistemi i Orbanit në pozicione kyçe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark