Insajderi
Lajme

Mair: Shumë ushtarë e komandantë as që e kanë ditur se Shtabi i Përgjithshëm ekziston

Insajderi
13 February 2026 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mair: Shumë ushtarë e komandantë as që e kanë ditur se Shtabi i Përgjithshëm ekziston
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Chad Mair nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit ka thënë se në pjesën e parë të vitit 1998 nuk ka pasur strukturë me zinxhir komandues por grumbullim të njësiteve lokale-guerile të cilat kanë vepruar në mënyrë të pavarur dhe horiziontale.

“Kjo nuk është strukturë me zinxhir komandues por grumbullim i njësiteve lokale, njësitet guerile që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe  horizontale pa ndonjë kohezion apo unitet”, ka deklaruar Mairi.

“Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë moment kohor nuk kishte pasur strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive”.

Mairi madje tha se shumë ushtarë të UÇK-së  as që e kanë ditur se Shtabi i Përgjithshëm ekziston, apo për anëtarët e tij.

“Provat dëshmojnë se gjatë pjesës më të madhe të 1998-ës ka pasur pak lidhje midis këtyre njësiteve dhe kishte një lidhje shumë të dobët me Shtabin e Përgjithshëm”.

“Lidhje shumë e dobët…kur e themi këtë është se shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre…”, tha Mairi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark