Majorizimit që do ua shohim sherrin! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Opinione

    Majorizimit që do ua shohim sherrin!

    Insajderi
    08 December 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Piskama” se shqiptarët kanë më shumë ministra karshi maqedonasve dhe me këtë, majorizimi i maqedonasve si shumicë karshi shqiptarëve, do të jetë dëmi më i madh politik i partive politike shqiptare karshi vet shqiptarëve! Kështu shkruan në një status në Facebook, gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ndërsa komenton edhe tentimin e opozitës shqiptare që, si humbëse absolute e zgjedhjeve, të formojë Qeveri krejtësisht tjetër nga vullneti i votuesve i shprehur në zgjedhje.

    Statusi i plotë i Arben Ratkocerit:

    Krejt partitë shqiptare nuk kanë vota gati sa gjysma e VMRO-së apo LSDM-së, ndërsa ministra – siç thuhet, 10 në raport me 9 maqedonas.


    Mos të habitemi dhe mos të “piskasim” siç e kemi zakon, kur në një të ardhme jo të largët, mund të kemi qeveri me 2-3 ministra shqiptarë formal ose asnjë. Kohezioni e balanci ndëretnik në ekzekutiv nuk bëhet me kushtëzime siç po bëjnë dy partitë shqiptare qeveritare karshi atyre maqedonase, sepse në një të ardhme jo të largët, ne po legjitimojmë rikthimin e majorizimit të maqedonasve si shumicë karshi shqiptarëve.

    Kjo më lart dhe tentimi i partive opozitare shqiptare pa ide, pa qëllim të mirë e sidomos si humbëse absolut të zgjedhjeve të bëjnë qeveri tjetër, janë dy nga dëmet më të mëdha politike të partive shqiptare karshi vetë shqiptarëve që do ia shohin shumë sherrin në të ardhmen.

    Kur kësaj ia shtojmë se me këto dy veprime qëllimi është vetëm pushteti dhe “rahatimi” materialisht i një grupi njerëzish dhe familjarëve të tyre nga dy taborët politike shqiptare (opozitë e pozitë), atëherë dëmi veç trashet dhe vështirë do të riparohet!

    Shkurt, me këto veprimet tona politike naive e të pangopësisë po e kthejmë situatën e njohur që partitë maqedonase t’u ndajnë shqiptarëve pushtet aq sa duan ato e jo se u takon, si dhe ti zgjedhin shqiptarët që ju pëlqejnë e jo ata që përmes votës – delegohen nga shqiptarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark