Një aksident ka ndodhur sot në aksin Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur “Kthesa e Qukësit”. Dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se dy nga të lënduarit ndodhen në spitalin e Librazhdit, ndërsa një vajzë është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.