Në Malin e Zi janë regjistruar 620 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe nëntë njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit.
Instituti i Shëndetit Publik tha se u analizuan 1.923 mostra për koronavirus, nga të cilat 620 rezultate ishin pozitive.
Shumica e të infektuarve të rinj janë në Podgoricë, ku janë regjistruar 240 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të koronavirusit në Mal të Zi aktualisht është 11.120./Insajderi.org.