​Mali i Zi: Nafta nga nesër shtrenjtohet për 12 centë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mali i Zi: Nafta nga nesër shtrenjtohet për 12 centë

    Insajderi
    29 August 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi ka njoftuar sot se çmimi i naftës nga nesër do të jetë 12 centë më i lartë dhe do të arrijë në 1.58 euro.

    Siç thuhet në Twitter nga Qeveria e Malit të Zi, edhe nafta për ngrohje do të shtrenjtohet për 11 centë, kështu që nga nesër një litër i këtij lloji karburanti do të kushtojë 1.78 euro.

    Çmimet e të dy llojeve të benzinës do të mbeten të pandryshuara – BMB98 do të kushtojë 1.32 euro, dhe BMB95 do të kushtojë 1.35 euro, njofton RTCG.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark