Komuna e Malishevës ka vendosur që sheshit të këtij qyteti t’i jap pamje tjetër.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka nënshkruar kontratën për projektin fitues për ndërtimin e sheshtit qytetit që do të quhet “Sheshi i Dëshmorëve”.
“Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur! Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm”, shkroi ai.
Njoftimi i plotë:
Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur!
Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës.
Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”.
Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. URIME!