Insajderi
Insporti

Mallorca e Muriqit pëson humbje dhe rrezikon seriozisht rënien nga La Liga

Insajderi
17 May 2026 - 21:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mallorca e Muriqit pëson humbje dhe rrezikon seriozisht rënien nga La Liga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mallorca e Vedat Muriqit mori një tjetër goditje të rëndë në javën e 37-të të La Ligës, duke u mposhtur 2-0 në transfertë nga Levante.

Kjo disfatë i ul edhe më shumë gjasat e skuadrës për të mbetur në elitën spanjolle, me vetëm një xhiro të mbetur deri në fund të kampionatit.

Momenti që e vulosi ndeshjen erdhi në minutën e 87-të, kur Kervin Arriaga u shkëput më lart pas një goditjeje këndi dhe shënoi me kokë për 2-0.

Sulmuesi ynë luajti 90 minuta, por pa mundur ta gjejë golin në këtë përballje.

Me këtë humbje, Mallorca mbetet në një pozicion shumë të vështirë dhe me shanse minimale për mbijetesë në La Liga, duke pritur tani llogaritjet dhe rezultatet e xhiros së fundit për të mësuar fatin e saj. Në rast se nuk vjen mrekullia, sezoni i ardhshëm mund ta gjejë skuadrën e Muriqit në Segunda División.

OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark