×
  • Sport
  • Sport

    Mallorca merr fitore të madhe ndaj Real Madridit – Vedat Muriqi me paraqitje fenomenale kundër mbretërve

    Insajderi
    05 February 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mallorca e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1:0.

    Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 13-të, kur Nacho realizoi në portën e vet.

    Fillimisht, ai u regjistrua si gol i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit, por u ndryshua disa minuta më vonë.

    “Los Blancos” pati mundësinë të barazonte rezultatin në minutën e 59-të, por Asensio dështoi të shënonte nga penalltia.

    Me këtë fitore, Mallorca tani shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të në tabelë.

    Në anën tjetër, Real Madridi mbetet i dyti me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark