Klubi spanjoll Mallorca ka përgëzuar futbollistin e saj, Vedat Muriqin, dhe kombëtaren e Kosovës pas fitores 0:2 ndaj Sllovenisë, një fitore që siguroi playoff-in për Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Skuadra spanjolle uroi Muriqin dhe “Dardanët” për këtë arritje, duke shkruar në Facebook:
“Kosova e Muriqit siguron një vend në listë dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Shkojmë Pirat”.
Djelmoshat e drejtuar nga strategu gjerman, Franco Foda, kanë grumbulluar 10 pikë dhe renditen të dytët në Grupin B, tre pikë pas Zvicrës. Të martën, Kosova do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.